Sveçla: Mallrat me origjinë nga Serbia në Merdarë do të kalojnë me kontrolle manuale të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot në lidhje me heqjen e masave për mallrat me origjinë nga Serbia. Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e…

Lajme

08/10/2024 13:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot në lidhje me heqjen e masave për mallrat me origjinë nga Serbia.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.
Sipas Sveçlës, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X.
Sveçla ka njoftuar se pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare ndërsa transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.
Postimi i tij i plotë në Facebook: