Sveçla konfirmon arrestimin e zyrtarit policor tek Dheu i Bardhë: Kështu rritet besimi në organet e sigurisë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor – epror i lartë në Policinë e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh. Arrestimi i këtij zyrtari policor u bë tek pika kufitare “Dheu i Bardhë” ku ai punonte ndër vite. Ministri në detyrë Sveçla për shkak të hetimeve…

Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor – epror i lartë në Policinë e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh.
Arrestimi i këtij zyrtari policor u bë tek pika kufitare “Dheu i Bardhë” ku ai punonte ndër vite.
Ministri në detyrë Sveçla për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar nuk deshi të japë detaje shtesë, por përgëzoi autoritetet për operacionin në fjalë.
“Kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, deklaroi ai para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit.
I arrestuar në këtë aksion është Boran Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare tek “Dheu i Bardhë”./Lajmi.net/