Sveçla jep detaje rreth aksionit policor në Leposaviq: U zbuluan armë dhe paisje ushtarake, dëshmi se strukturat paralele janë aktive në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion, një sasi eksplozivit dhe uniformave ushtarake. Në konferencë për shtyp ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dha detaje rreth aksionit në fshatin Rodel nga Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net. “Policia e Kosovës ka…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion, një sasi eksplozivit dhe uniformave ushtarake.
Në konferencë për shtyp ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dha detaje rreth aksionit në fshatin Rodel nga Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion ku si rezultat i atij aksioni janë zbuluar uniforma, paisje ushtarake, armë dhe dokumentacione që dëshmojnë se strukturat paralele vazhdojnë të jenë aktive në territorin e Republikës së Kosovës. Ky zbulim ka ndodhur në fshatin Rodel afër kufirit Kosovë-Serbi. Ne në vazhdimësi po zhvillojmë aksione që kanë qëllim të sigurojnë qetësi rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës. Serbia vazhdon ta strehojë terroristin Radoiqiq që është kupola e gjithë këtij organizimi, i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste t’i mbajë gjallë. Ne ju bëjmë ftesë të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtyre grupeve terroriste që të dorëzohen, t’i dorëzojnë paisjet luftarake, t’i kthehen jetës normale dhe t’i kthehen jetës integrale të shoqërisë. Mbesim të vendosur që siguria të mbretërojë në çdo cep të Republikës së Kosovës, çdokush që cenon atë do vihet para organeve të drejtësisë”, tha Sveçla.