Sveçla i serviloset Kurtit në përvjetorin e VV-së: Po ua tregoj një sakrificë të tij, na duronte kur pinim duhan

Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e saj, Albin Kurtin, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën e të tjerë. Sveçla ka rrëfyer një pjesë nga kohakur takoheshin në banesën e Kurtit dhe e quan sakrificë. “U përmend që 20 metra ma tutje ka qenë zyrja e parë e Vetëvendosjes. Por në…

Lajme

12/06/2025 17:19

Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e saj, Albin Kurtin, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën e të tjerë.

Sveçla ka rrëfyer një pjesë nga kohakur takoheshin në banesën e Kurtit dhe e quan sakrificë.

“U përmend që 20 metra ma tutje ka qenë zyrja e parë e Vetëvendosjes. Por në të njëjtën ndërtesë, në katin e katërt ka qenë banesa e Albinit dhe shumë prej diskutimieve tona kanë ndodhë në atë banesë.

Shumë prej diskutimeve kanë ndodhë në atë banesë. Edhe po du me ju tregu një sakrificë të vetë Albinit, i cili vetë joduhanxhi, mos të them anti-duhanxhi, duronte me orë të tana derisa na pinim duhan një mas një, në qat’ dhomën ku majshim takime.

Më kujtohet, kur vendosëm që me i lanë takimet pa duhan, atëherë Hyseni kërkoi me bë pauza çdo 45 minuta, e na prej debatit të nxehtë i lejshim këto pauza çdo tri orë”, tha ai.