Sveçla ha darkë me policët në veri, ushqimin ua dërgon një lokal nga Prishtina

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një ka lokalet e Prishtinës, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët policorë që janë të angazhuar në veri, në mbrojtje të vendit. Ministri po ashtu ka thënë se, zyrtarët policorë në Bërnjak po punojnë më moral të lartë e me përkushtim sipas misionit të tyre,…

Lajme

17/12/2022 12:15

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një ka lokalet e Prishtinës, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët policorë që janë të angazhuar në veri, në mbrojtje të vendit.

Ministri po ashtu ka thënë se, zyrtarët policorë në Bërnjak po punojnë më moral të lartë e me përkushtim sipas misionit të tyre, në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial, shkruan lajmi.net.

“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet”, ka thënë ndërt tjerash Sveçla.

Postimi i plotë:

Një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë.

Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë.

Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa.

Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet. /Lajmi.net/