Suso vendos për të ardhmen

Suso është i vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Milan, ndërsa Lyon dhe Fiorentina thuhet se janë të interesuar për shërbimet e tij.

Sport

14/08/2019 15:14

Anësori spanjoll në muajt e fundit ka qenë shumë i përfolur për largimin e tij nga ‘San Siro’.

Por, mediet në Itali tani raportojnë se 26 vjeçari do të nënshkruajë në kontratë të re.

Sipas Calciomercato, ish anësori i Liverpoolit dëshiron të qëndrojë në Milano, përcjell lajmi.net.

Skuadra italiane është afër nënshkrimit me yllin e Atletico Madrid, Angel Correa, por marrëveshja nuk do të ketë asnjë efekt për statusin e Susos.

Përndryshe Suso, shënoi një gol të bukur në fitoren 2:0 të Milanit në ‘Fadil Vokrri’ kundër Feronikelit./Lajmi.net/