Suso drejt Premierligës, e kërkon kjo skuadër

Anësori spanjoll i Milanit, Suso, karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Sport

12/03/2019 18:13

25 vjeçari, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Liverpoolit, mund të rikthehet në futbollin anglez, tani te skuadra e Arsenalit.

‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se Arsenal po monitoron Susun, dhe janë të gatshëm të tentojnë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Gunners’ gjithashtu janë të interesuar edhe për mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Të dy këta lojtarë, janë vëzhguar nga afër nga drejtues të Arsenalit./Lajmi.net/