Supremja rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesë padinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023. Dokumenti i Supremes u shpërndah edhe nga Ilir Kërçeli…

Lajme

04/06/2025 19:30

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesë padinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023.

Dokumenti i Supremes u shpërndah edhe nga Ilir Kërçeli i Lëvzjes Vetëvendosje.

Kërçeli ka thënë se “Qeverisja aktuale në Prishtinë ka dështuar në përpjekjen për të privatizuar shërbimin e pastrimit të kryeqytetit. Ky dështim është dëshmi shtesë e paaftësisë për të menaxhuar sektorët jetikë të qytetit dhe për të ndarë interesin qytetar nga agjendat e ngushta partiake”.

Sipas vendimit rregullorja për çështjen e mbeturinave mbetet në fuqi.

Kjo nënkupton që pagesat edhe më tutje duhet të kryhen direkt në kompaninë “Pastrimit”.

Çështja e mbeturinave ka qenë temë diskutimesh në kryeqytet, në një kontest në mes Komunës dhe kompanisë në fjalë.