Supremja rrëzon edhe një gjobë ndaj Koalicionit për Familje, Rrahmani: Jemi fitimtarë
Kryetari i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, që ka shpallur si të pavlefshëm dënimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Koalicioni për Familje u dënua me 7600 euro, pas ankesës së organizatës Dylberizëm, kundër narratives së përdorur prej këtij subjekti politik. Por, Koalicioni për Familjen…
Lajme
Kryetari i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, që ka shpallur si të pavlefshëm dënimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Koalicioni për Familje u dënua me 7600 euro, pas ankesës së organizatës Dylberizëm, kundër narratives së përdorur prej këtij subjekti politik.
Por, Koalicioni për Familjen u ankua kundër kësaj gjobe në Gjykatë.
Rrahmani thotë se është i pastër fjalori i tyre kundër martesave mes gjinive të njëjta, surrogacisë dhe ndërrimit të gjinisë.
“Ne jemi fitimtarë!”, u shpreh Rrahmani.