VV-së i refuzohet ankesa, Supremja i hap rrugë KQZ-së t’i certifikojë rezultatet
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e votave me postë. Në vendimin e Supremes thuhet se LVV-ja e ka paraqitur ankesën më 17 mars të këtij viti të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota. Tutje…

Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e votave me postë.
Në vendimin e Supremes thuhet se LVV-ja e ka paraqitur ankesën më 17 mars të këtij viti të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota.
Tutje në kërkesë thuhet që këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta urdhërojë KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi si dhe ti largoj nga lista e kandidatëve të subjektit politik LDK kandidatët të cekur me emër e mbiemër në arsyetimin e kësaj ankese, për shkak të manipulimit me vota të ardhura me postë dhe të mos e lejojë subjektin politik LDK ti zëvendësoj kandidatët e larguar.
Për vendimin e plotë të Supremes, klikoni këtu.