Supremja i shpall të paligjshme disa nene të Udhëzimit Administrativ për Pagesat Direkte në Bujqësi

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa nene nga udhëzimin Administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025. Ky është vendimi i dytë që Supremja shfuqizon Udhëzime Administrative pas atij të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për arkat…

Lajme

28/07/2025 11:50

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa nene nga udhëzimin Administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025.

Ky është vendimi i dytë që Supremja shfuqizon Udhëzime Administrative pas atij të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për arkat fiskale.

“Shpallen të paligjshme dhe shfuqizohen nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi”

“Prishtinë, 28 korrik 2025 – Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditëses: “Stonecastle Vineyards & Ëinery” Sh.p.k, të cilën e përfaqësojnë sipas autorizimit Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, më avokatët Florin Lata dhe Urim Vokshi, më seli në Prishtinë, kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë, të cilën e përfaqëson Nadir Shyqeriu, avokat nga Avokatura Shtetërore nga Ministria e Drejtësisë, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Udhëzimin Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 14.07.2025, ka aprovuar të themeltë kërkesëpadinë e paditëses: “Stonecastle Vineyards & Ëinery” të paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë.”

“Përmes aktgjykimit P.A.nr.08/2025 janë shpallur të paligjshëm dhe janë shfuqizuar neni 21 paragrafi 2 nën paragrafët 2.1 dhe 2.2, të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025”, thuhet në njoftim.