Superliga vazhdon sot me tri ndeshje: Vëmendja te Gjilani – Prishtina

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje të tjera, që do të shënojnë xhiron e 31.

Sport

27/04/2022 08:47

Skuadra e Gjilanit dhe ajo e Prishtinës marrin vëmendjen me përballjen e tyre që e luajnë në qytetin e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

‘Skifterat’ presin kryeqytetasit në një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e mysafirëve.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës luhet me fillim nga ora 15:00.

Në të njëjtin orar përballen edhe Drenica me Ulpianën dhe Dukagjini me Feronikelin. /Lajmi.net/