Superliga vazhdon me dy ndeshje: Vëmendja krejtësisht te Ballkani-Drita
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera, të cilat kompletojnë xhiron 31.

Sport
Liderët e tabelës, Ballkani, presin skuadrën e pozitës së dytë, Dritën, në atë që shihet si kryendeshja e javës, shkruan lajmi.net.
Suharekasit duan të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit dhe sot mund të shuajnë shumë dilema.
Drita në anën tjetër kërkon fitoren për ta vendosur veten më mirë në pozitën e dytë në tabelë.
Një tjetër ndeshje që zhvillohet sot është ajo mes Malishevës dhe Llapit. Për Malishevën fitorja është e rëndësishme për të shmangur rënien nga liga, kurse Llapi përmes tri pikëve kërkon zonën Evropë.
Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/