Superliga turpërohet në Gjilan – ndërprehet ndeshja që mund të përcaktonte titullin
Superliga e Kosovës është 'shëmtuar' sot në Gjilan, në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Sport
Tifozëria vendase, ‘Skifterat’, u futën në fushë dhe krijuan një tollovi të madhe, shkruan lajmi.net.
Përkrahësit e Gjilanit goditën edhe portierin e Ballkanit, Frashëri, duke bërë që loja të ndërprehet.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit ishte ndeshja mes dy pozitave të para dhe përcaktonte shumë sa i përket titullit të kampionit.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga momenti kur tifozët u futen në fushë. /Lajmi.net/