Superkupa e UEFA-së: Gjithçka që duhet të dini për takimin mes Chelseas dhe Villarrealit

Të mërkurën do të zhvillohet Superkupa e UEFA-së, mes Chelseas dhe Villarrealit.

Sport

09/08/2021 17:50

“Blutë” e Londrës që fituan Ligën e Kampionëve do të përballen me fituesin e Evropa Ligës, shkruan lajmi.net.

Ja të gjitha detajet që duhet të dini për këtë takim:

Kush me kë do përballet në këtë Superkupë të UEFA-së?   

Ky kompeticion i UEFA-së takon dy fituesit e edicioneve të kaluara të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës. Pra, në vitin 2021, do jetë Chelsea kundër Villarreal.

Ku dhe kur do të zhvillohet?   

Ndeshja do zhvillohet në “Windsor Park” në Irlandën Veriore me 11 gusht me fillim nga ora 21:00.

Cilët janë arbitrit që do ta gjykojnë takimin?

Arbitri rus Sergei Karasev do jetë kryesor pranë asistentëve Igor Demeshko dhe Maksim Gavrilin, derisa Alexey Kulbakov do jetë arbitri i katërt.

Për këto dy skuadra cila finale e Superkupës do jetë?

Për Chelsea do jetë paraqitja e pestë, derisa kanë regjistruar një fitore dhe katër humbje, kurse për Villarreal do jetë e para në histori të klubit.

Ku do zhvillohet Superkupa vitin e ardhshëm?

Superkupa e UEFA-së do jetë në Kazan të Rusisë në vitin 2023./Lajmi.net/