Superkompjuteri bën parashikimin e parë për 2022: Kampioni dhe top katërshja e Premier League

Superkompjuteri ka parashikuar për herë të parë në vitin 2022.

Sport

03/01/2022 23:23

Titulli i kampionit në Premier League duket tashmë punë e kryer, gjithnjë sipas parashikimeve të Superkompjuterit.

Skuadra e Manchester City shihet si favorite për të triumfuar në fund, pas distancës së krijuar në fillim të janarit, përcjell lajmi.net

Pjesa interesante e parashikimit lidhet me top katërshen, ku gjithçka është në pikëpyetje aktualisht.

Manchester United, përveç që mbetet jashtë top katërshes, parashikohet të përfundojë në pozitën e gjashtë.

Arsenal kompleton katërshen me Manchester City në pozitën e parë, Liverpool në të dytën dhe Chelsea në të tretën.

Tottenham Hotspur parashikohet si skuadra e pestë.

Norwich pritet të jetë skuadra që bie nga liga, së bashku me Newcastle dhe Watford në tri pozitat e fundit. /Lajmi.net/