“Super-strategjia” e MPB-së për siguri kibernetike: A ma kallxon paswordin? Ha-Ha, JO!!!

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me koordinatorin nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha kanë hartuar një strategji që lë të dëshirohet sa i përket sigurisë kibernetike.

Lajme

03/12/2020 20:45

Ata janë duke zhvilluar një fushatë qesharake ku rekomandohet një gjë që pothuajse është e ditur, “Të mos ia tregojmë askush fjalëkalimin tonë”, shkruan lajmi.net.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme është publikuar një fotografi me mbishkrimini “Pos prindërve, password-in mos ia trego askujt tjetër!”.

E në foton ngjitur është improvizuar një bisedë mes dy personave.

  • Hej, a ma tregon passwordin?
  • Ha-ha! JO!

Kjo bisedë ka ngjallur më shumë reagime qesharake sesa që është marrë seriozisht si thirrje strategjike për mbrojtje nga krimet kibernetike.

Më poshtë e gjeni fotografinë. /Lajmi.net/