Super Ozil
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se është impresionuar nga përforcimi i ri Mesut Ozil pas debutimit të reprezentuesit gjerman në fitoren 3-1 ndaj Sunderlandit të shtunën. Ish ylli i Real Madrid nuk humbi kohë dhe inspiroi skuadrën e tij të re, duke iu nevojitur vetëm 11 minuta për të lënë gjurmë, pasi asistoi…

Sport
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se është impresionuar nga përforcimi i ri Mesut Ozil pas debutimit të reprezentuesit gjerman në fitoren 3-1 ndaj Sunderlandit të shtunën.
Ish ylli i Real Madrid nuk humbi kohë dhe inspiroi skuadrën e tij të re, duke iu nevojitur vetëm 11 minuta për të lënë gjurmë, pasi asistoi për golin e parë të Arsenalit të realizuar nga Olivier Giroud.
Dy gola të tjerë nga Aaron Ramsey e siguruan fitoren e londinezëve, por Wenger veçoi lëvdata për Ozilin, sidomos për faktin se ai u paraqit edhe pse nuk ishte në formën më të mirë fizike.
“Ishte jashtëzakonisht mirë për shkak se ai ka qenë i sëmurë një ditë më herët. Pjesa e parë e tij ishte e jashtëzakonshme, në të dytën ai pësoi një rënie fizikisht, por në përgjithësi ishte i mirë”, u shpreh Wenger.