Super lajm për Barcelonën, Pedri, Dembele dhe De Jong rikthehen në stërvitje
Barcelona së fundmi ka marrë një lajm shumë të mirë. Treshja, Pedri, Ousmane Dembele dhe Frenkie de Jong janë rikthyer në stërvitje me ekipin. Dembele nuk arriti t’i ndihmojë ekipin që nga 1 shkurti 2023, transmeton lajmi.net. Francezi ka humbur 15 ndeshje gjithsej, prej tyre tri me Real Madridin si dhe dy ndaj Manchester United…
Sport
Barcelona së fundmi ka marrë një lajm shumë të mirë.
Treshja, Pedri, Ousmane Dembele dhe Frenkie de Jong janë rikthyer në stërvitje me ekipin.
Dembele nuk arriti t’i ndihmojë ekipin që nga 1 shkurti 2023, transmeton lajmi.net.
Francezi ka humbur 15 ndeshje gjithsej, prej tyre tri me Real Madridin si dhe dy ndaj Manchester United në Evropa Ligë.
Barcelona gjithashtu mbeti edhe pa yllin e mesfushës, Pedrin, i cili kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes me ‘Djajtë e Kuq’.
20 vjeçari nuk luajti 11 ndeshje që kur ai u lëndua, përfshirë këtu tri takimet ndaj Real Madridit dhe një kundër United.
Përveç tyre në klubin ‘Blaugrana’ mungoi edhe Frenkie de Jong, si pasojë e lëndimit.
Megjithatë, kjo treshe tashmë është bashkuar sot me ekipin në stërvitje dhe priten që shumë shpejt të jenë të aftë të ndihmojnë Barcelonën./Lajmi.net/
? De vuelta a los entrenamientos pic.twitter.com/BZ7PqGCEaT
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 17, 2023