Super Distria Krasniqi, kalon në raundin e tretë të Grand Slamit

Distria Krasniqi e ka nisur shumë mirë aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia Olimpike në raundin e dytë triumfoi ndaj Charne Griesel të Afrikës së Jugut me IPPON që iu deshën vetëm 19 sekonda për ta fituar luftën. Ajo tani kaloi me sukses në raundin…

Sport

24/03/2023 09:50

Distria Krasniqi e ka nisur shumë mirë aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia Olimpike në raundin e dytë triumfoi ndaj Charne Griesel të Afrikës së Jugut me IPPON që iu deshën vetëm 19 sekonda për ta fituar luftën.

Ajo tani kaloi me sukses në raundin e tretë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Aty do përballet me belgen Ryheul Amber.

Kujtojmë që raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë./Lajmi.net/