Supë me spinaq, makarona dhe fasule për iftar
Mësoni si të përgatisni një supë të shijshme dhe më ndryshe për një iftar të lehtë.
Lifestyle
Përbërësit:
1 filxhan fasule të bardha
2 lugë vaj ulliri
2 qepë mesatare
2 karota të mëdha
1 tufë e vogël spinaq
1 litër lëng pule
2 thelpinj hudhre të grirë
2 domate mesatare
2 lugë gjelle borzilok i freskët ose 1 lugë çaji borzilok i thatë
3/4 filxhan me makarona në formë tubi
1 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji piper
1/4 filxhan majdanoz
Përgatitja:
Fasulet i mbulojmë me ujë dhe i valojmë për dy minuta, pastaj i mbulojmë përsëri me ujë dhe i lëmë të qëndrojnë për një orë derisa të bymehen. Në një enë nxehim vajin, hedhim qepët dhe më pas lëngun e pulës. Shtojmë karotat, hudhrat, fasulet, domatet dhe borzilokun dhe i ziejmë për rreth 30 minuta. E mbulojmë enën pjesërisht. Ndërkohë ziejmë makaronat. Të gjitha perimet e ziera i bëjmë pure. Hedhim purenë në enë, shtojmë spinaqin e larë e të prerë hollë dhe makaronat. I lëmë 5 minuta, shtojmë kripë, piper dhe dy lugë me majdanoz. Supa është gati! /Living