Sunny Hill hap dyert nesër në orën 12:00
Të premten do të hapen dyert e festivalit Sunny Hill, me fillim nga ora 12:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm deri në orën 23:00. Hyrja në festival nuk do të lejohet pa shiritin e dorës me kodin për skanim. Organizatorët kanë bërë të…
ShowBiz
Të premten do të hapen dyert e festivalit Sunny Hill, me fillim nga ora 12:00.
Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm deri në orën 23:00. Hyrja në festival nuk do të lejohet pa shiritin e dorës me kodin për skanim.
Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm deri në orën 23:00. Hyrja në festival nuk do të lejohet pa shiritin e dorës me kodin për skanim.
Ky orar do të vlejë gjatë të tri ditëve të festivalit.
Sipas programit zyrtar, nata e parë e festivalit do të kulmojë me performancën e superyllit të muzikës pop, Katy Perry, e cila pritet të ngjitet në skenë rreth orës 22:30. Gjatë mbrëmjes do të performojnë edhe Dhurata Dora, La Fazani dhe artistë të tjerë.
Më 1 gusht, në skenën kryesore do të performojë këngëtari skocez Lewis Capaldi, i cili pritet të dalë para publikut në orën 22:30. Programi i natës së dytë përfshin edhe performanca të artistëve të njohur vendorë.
Edicioni i sivjetmë do të mbyllet më 2 gusht me performancën e DJ-it të njohur botëror Martin Garrix, i cili rikthehet për herë të dytë në skenën e Sunny Hill dhe pritet të performojë nga ora 22:30.