Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare të performancave për edicionin 2026

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë bërë publike agjendën zyrtare të performancave për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtinë. Sipas programit të publikuar, performancat do të zhvillohen në katër skena: Sunny Hill Stage, The Next Stage, The Satellite dhe C4 Stage, ku gjatë…

ShowBiz

26/07/2026 15:51

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë bërë publike agjendën zyrtare të performancave për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtinë.

Sipas programit të publikuar, performancat do të zhvillohen në katër skena: Sunny Hill Stage, The Next Stage, The Satellite dhe C4 Stage, ku gjatë tri netëve do të ngjiten dhjetëra artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Mbrëmja hapëse e festivalit do të udhëhiqet nga ylli botëror Katy Perry, ndërsa natën e dytë publiku do të argëtohet nga këngëtari britanik Lewis Capaldi. Edicioni i sivjetmë do të përmbyllet më 2 gusht me performancën e DJ-it dhe producentit të njohur Martin Garrix.

Përveç emrave kryesorë, në skenat e festivalit do të performojnë edhe artistë të njohur si PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Seth Troxler, Dhurata Dora, Manifest, Lumi B, MC Kresha, Lyrical Son, si dhe shumë emra të tjerë të skenës vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Agjenda e publikuar përfshin oraret e detajuara të performancave për secilën nga tri netët e festivalit, duke u mundësuar pjesëmarrësve të planifikojnë ndjekjen e artistëve të preferuar. /Lajmi.net/