Sulmuesi i Kosovës përfshihet në një përleshje masive

Miqësorja e së mërkurës mes Mansfield Town dhe Sheffield Wednesday nuk ka shkuar siç duhet!

Sport

30/07/2018 22:28

Takimi mes dy skuadrave angleze ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme, me një rrahje masive mes lojtarëve.

Në këtë rrahje është përfshirë edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Gjithçka nisi pas një ndërhyrje të ashpër. Lojtarët, trajnerët dhe i gjithë stafi i skuadrave, u përfshinë në këtë rrahje, që tani është duke u hetuar nga Shoqata e Futbollit të Anglisë./Lajmi.net/

YouTube player