Sulmuan zyrtarët policorë- Publikohen pamjet kur policia arreston 6 serbët e dyshimtë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës është dashur të intervenojë mbrëmë në një rast të ndodhur në Mitrovicë të veriut. Si shkak i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, janë arrestuar gjashtë persona. Po ashtu sipas informacioneve të deritanishme të dyshuarit ishin në gjendje të dehur, transmeton lajmi.net. Policia sot njoftoi se gjashtë të arrestuarit në këtë rast janë të…

Lajme

25/02/2025 10:14

Policia e Kosovës është dashur të intervenojë mbrëmë në një rast të ndodhur në Mitrovicë të veriut.

Si shkak i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, janë arrestuar gjashtë persona.

Po ashtu sipas informacioneve të deritanishme të dyshuarit ishin në gjendje të dehur, transmeton lajmi.net.

Policia sot njoftoi se gjashtë të arrestuarit në këtë rast janë të rinj në moshë.

  1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰
  2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰
  3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰
  4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰
  5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰
  6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Kurse politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq ka publikuar pamjet gjatë arrestimit.

Pamjet gjithashtu u publikuan edhe nga mediumi serb në Kosovë, Kossev./Lajmi.net/