Sulmuan zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë në veri të Mitrovicës. Arrestimi i tyre është bërë për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës njoftoi se gjashtë të arrestuarve iu është bërë edhe testi i alkoolit: N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰ N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰…

Lajme

25/02/2025 09:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë në veri të Mitrovicës.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar.

Policia e Kosovës njoftoi se gjashtë të arrestuarve iu është bërë edhe testi i alkoolit:

  1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰
  2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰
  3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰
  4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰
  5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰
  6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”./Lajmi.net/