Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar
Dy persona të dyshuar, janë arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë u kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Më tej thuhet se pas vendosjes së gjobës, situata ka eskaluar duke kaluar në sulm fizik ndaj policëve.…
Lajme
Dy persona të dyshuar, janë arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë u kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Më tej thuhet se pas vendosjes së gjobës, situata ka eskaluar duke kaluar në sulm fizik ndaj policëve.
Po ashtu dy zyrtarët policorë nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndonëse janë përballur me dhunë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë / 03.12.2025 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si “sulm ndaj personit zyrtar”.