Sulmuan njëri-tjetrin, ndërsa gjatë arrestimit njëri nga ta sulmoi policin – Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë

Dy persona në Prishtinë dje janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin. Gjatë intervenimit të Policisë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarin policor i cili ka pranuar më pas tretman mjekësor. Njërit nga të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Prishtinës  …

Lajme

28/07/2025 09:48

Dy persona në Prishtinë dje janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin.

Gjatë intervenimit të Policisë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarin policor i cili ka pranuar më pas tretman mjekësor.

Njërit nga të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinës   27.07.2025-12:47.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor, I cili ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/