Sulmon ish-të dashurin e të fejuarës, gjykatësi e urdhëron “dasmë ose burg” (Foto/Video)

“Ose do të martohesh brenda një muaji, ose duhet të bësh 15 ditë burg”. Ka qenë ky vendimi që një gjykatës në Teksas të SHBA-ve ka dhënë për një të ri vendas gjatë një procesi.

Fun

10/08/2015 18:38

Gjithçka ka ndodhur në shkurtin e shkuar, kur 20-vjeçari Josten Bundy, ka sulmuar ish-in e të fejuarës së tij,  Elizabeth Jaynes, 19 vjeçe.

fejesa 2Djaloshi goditi me disa grushte rivalin e tij në dashuri, duke u detyruar pastaj të dalë para një gjykate. Gjykatësi Randall Rogers, i ka befasur të gjithë me një “dënim” të paparashikuar: martesën mes të dyve,transmeton tetovasot.

fejesa 3Urdhri i gjykatës ka qenë i qartë: dasmë ose burg. Josten u detyrua të zgjedhë brenda disa ditëve mbi të ardhmen e tij, i ndarë mes një jete të çiftit apo një qëndrimi në burg për dy javë. Përballë hipotezës për të qëndruar pas hekurave, i riu nga Teksasi ka zgjedhur variantin për t’u martuar me të fejuarën. Në harkun e 18 ditëve çifti organizoi ceremoninë, e cila u zhvillua në Pallatin e Drejtësisë: ajo nuk pati kohë të kishte një fustan nusërie të bardhë, por të paktën unaza i mbërriti.

fejesa 4“Gjithsesi do ta kisha bërë”, ka deklaruar djaloshi, i cili ka përfituar nga liria me kusht për të ftuar disa familjarë për “po”-në e lodhshme. Gjykatësi i Kontesë së Smith, ka detyruar ndër të tjera Byndy-n, të shkruante disa vargje të Biblës, si provë e marrëdhënies me Elizabeth.

fejesa 5Tani të dy, siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, kanë ndër mend të kursejnë para për t’i lejuar vetes një ceremoni të vërtetë. Ndërkohë që burgu është shmangur.

YouTube player