Sulmoi policët dhe iu gjet armë me fishekë, arrestohet një person në Klinë
Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar dhe posedim të paautorizuar të armës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 23:13, në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, shkruan lajmi.net. Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, ka sulmuar zyrtarët policorë…
Lajme
Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar dhe posedim të paautorizuar të armës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 23:13, në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, shkruan lajmi.net.
Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes së tyre. Gjatë ballafaqimit dhe arrestimit të të dyshuarit, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, së bashku me një karikator që përmbante nëntë fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/