Sulmoi një burrë në Zubin Potok – Pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
Një person është arrestuar dje në fshatin Jasenovik i Poshtëm, pasi që kishte sulmuar fizikisht një person tjetër. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net. “Fsh. Jasenovik i Poshtëm, Zubin Potok 05.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje verbale e kishte…
Lajme
Një person është arrestuar dje në fshatin Jasenovik i Poshtëm, pasi që kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net.
“Fsh. Jasenovik i Poshtëm, Zubin Potok 05.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/