Sulmohet xhamia në Bullgari
Një grup i madh protestuesish kanë sulmuar një xhami në Bullgari. Deri më tani janë arrestuar 120 persona dhe 8 prej tyre janë akuzuar për huliganizëm, krime kundër feve dhe për ksenofobi.
Lajme
Më shumë se 2 mijë persona janë mbledhur rreth një Gjykate në Plovdiv të Bullgarisë, ku pasi kanë dëgjuar vendimin se Xhamia qendrore e qytetit të Karlovo’s, i është dhënë Kryemyftiut të këtij shteti- pasi që xhami kishte qenë nën pronësinë e shtetit të Bullgarisë për më shumë se 100 vite.
Policia ka arrestuar më shumë se 120 persona, pasi që qindra nacionalistë por dhe tifozë të futbollit kanë sulmuar xhaminë në qytetin e Plovdiv’it.
Marshi i protestuesve kaloi të gjithë qytetin, ku protestuesit mbanin slogane raciste. Më pas protestuesit u ndalën përpara xhamisë e cila ishte e mbrojtur nga kordonët e policisë.
“Fishekzjarrë, gurë dhe gjëra të tjera të forta janë hedhur në drejtim të xhamisë. Një polic ka mbetur i lënduar dhe më shumë se 120 persona janë arrestuar”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Policia.
Prokurorët në Sofia kanë akuzuar tetë persona për huliganizëm, krime kundër fesë dhe për ksenofobi.
Edhe një numër i madh i protestuesve është lënduar pas përleshjes së tyre me policinë.
Myslimanët përbëjnë vetëm 13 përqind të popullsisë prej 7.3 milionë banorësh të Bullgarisë. Kryemyftiu në Bullgari deri më tani ka ngritur 26 raste gjyqësore, duke u munduar që të kthej në pronësi të Bashkësisë Islame 29 xhamia, dhe kjo gjë ka shkaktuar shumë pakënaqësi në vendin e dominuar nga ortodoksët.