Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan. Siç njofton Policia, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. “Me datën 26.11.2024 rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit, janë…

Lajme

27/11/2024 10:19

Persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan.

Siç njofton Policia, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Me datën 26.11.2024 rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.Në lidhje me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të cilat kanë kryer vendshikimin, gjithashtu është njoftuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda, të cilët janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij sulmi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti  të iniciohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu u tha se Policia e Kosovës dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij sulmi.

“Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”./Lajmi.net/