Sulmohet një shtëpi me kallashnikov në Bibaj të Ferizajt

Një person ka qëlluar me armë të llojit kallashnikov, në drejtim të një shtëpie në fshatin Bibaj të Ferizajt. Sulmi ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronë. 

Lajme

22/08/2014 18:01

Plumbat e kallashnikovit me këtë rast kanë qëlluar kulmin e shtëpisë dhe dritaren.

Pas raportimit të rastit nga pala e dëmtuar, policia ka arrestuar të dyshuarin A.Z 30 vjeç, nën dyshimin se ka kryer veprën penale, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. 

Sipas policisë tek i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar arma gjysmë automatike dhe një karikator me dhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Dyshohet se e njëjta armë është përdorur dy ditë më parë në rastin e inkriminuar.

“Sipas raporteve të para të hetuesve, i dyshuari ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së ankuesit, M.Th 56 vjeç në fshatin Bibaj. Sipas ankuesit, predhat kanë goditur kulmin e shtëpisë së tij si dhe kornizën e njërës prej dritareve. Ankuesi ka deklaruar po ashtu, se me të dyshuarin në vazhdimësi kanë pasur probleme rreth pronës”, ka thënë zv/drejtori rajonal i policisë, kapiteni Basri Shabani. 

Bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit, A.Z. ia ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.