Sulmohet një qytetar në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje

Një sulm raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë, i kanë fyer në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Po ashtu të njëjti…

Lajme

01/10/2024 10:33

Një sulm raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë, i kanë fyer në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe.

Po ashtu të njëjti raportohet se i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur kështu viktimën, transmeton lajmi.net.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore./Lajmi.net/