Sulmohet një person në veri të Mitrovicës, arrestohen dy të dyshuar ndërsa njëri është në kërkim
Dje rreth orës 02:00, është pranuar një informatë se një person është sulmuar në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë Veri. Njësia policore në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën i cili kishte lëndime në kokë, në syrin e djathtë dhe hundë, sipas të cilit i ishin shkaktuar nga tre persona të dyshuar, viktima pas pranimit të…
Lajme
Dje rreth orës 02:00, është pranuar një informatë se një person është sulmuar në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë Veri.
Njësia policore në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën i cili kishte lëndime në kokë, në syrin e djathtë dhe hundë, sipas të cilit i ishin shkaktuar nga tre persona të dyshuar, viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe pas kalimit të gjendjes së dehur është intervistuar.
“Pas një pune operativo-hetimore njësitë e stacionit Policor në Mitrovicë Veri kanë arrit ti identifikojnë personat e dyshuar dhe dy prej tyre i kanë arrestuar (njëri prej tyre i mitur), ndërsa njëri nga të dyshuarit identiteti i të cilit dihet është në kërkim. Pas intervistimit të personave të dyshuar në prezencë të mbrojtësve të tyre, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë thënë se mbesin të përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore. /Lajmi.net/