Sulmohet me vezë senatori që fajësoi myslimanët për sulmin në Zelandë

Senatori australian Fraser Anning, është sulmuar me vezë gjatë një konference që po mbante në Melbourne të Australisë.

Bota

16/03/2019 12:55

Kjo për shkak se një ditë më pari ai i fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandë të Re ku mbetën të vdekur 49 persona, shkruan Euronews.

Pas sulmit tragjik, senatori Anning kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter: A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra tjetrën.

Mediat australiane e kanë filmuar momentin kur një 17 vjeçar i hodhi vezën në kokë senatorit Anning deri sa ky i fundit po mbante një konferencë.

Policia ka bërë të ditur se 17 vjeçari është liruar në procedurë të rregullt pas arrestimit. /kk

YouTube player