Sulmohet me thikë një mësuese në Essen të Gjermanisë, i dyshuar një 18-vjeçar nga Kosova
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Essen të Gjermanisë. Një sulm me thikë ndodhi në një prej shkollave profesionale në këtë qytet. Sic raporton Bild, një nxënës 18 vjeçar me origjinë nga Kosova ka plagosur rëndë një mësues duke e goditur me thikë në pjesën abdonimnale (në bark). Ngjarja ka ndodhur…

Lajme
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Essen të Gjermanisë.
Një sulm me thikë ndodhi në një prej shkollave profesionale në këtë qytet.
Sic raporton Bild, një nxënës 18 vjeçar me origjinë nga Kosova ka plagosur rëndë një mësues duke e goditur me thikë në pjesën abdonimnale (në bark).
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Bildungspark në lagjen Nordviertel. Pas sulmit, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, por është ndjekur nga policia dhe, sipas burimeve të “Bild”, është qëlluar nga forcat e rendit gjatë ndalimit.
Sipas informacioneve, mësuesja në fjalë është duke u trajtuat në spitalin universitar dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni.
Ende nuk dihet nëse e njëjta është në rrezik për jetën.
E në ora 11:00 policia mori një informaicon për person të dyshimtë në një park rreth tri kilometra larg shkollës, e që përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.
Kur forcat policore donin të kontrollonin të dyshuarin, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me thikë.
Më pas, policia dyshohet se e qëlloi për vdekje./Lajmi.net/