Sulmohet me thikë një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Një femër është dërguar për tretman mjekësor në Vushtrri, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht me thikë nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Vushtrri / 24.05.2026 – 06:00. Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht me një mjet…
Lajme
Një femër është dërguar për tretman mjekësor në Vushtrri, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht me thikë nga një burrë.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri / 24.05.2026 – 06:00. Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/