Sulmohet fizikisht një burrë në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit
Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 15:01, në rrugën “Janina”. Viktima, mashkull kosovar, ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit, ndërsa njësitë policore kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin…
Lajme
Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 15:01, në rrugën “Janina”.
Viktima, mashkull kosovar, ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit, ndërsa njësitë policore kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit.
Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet nën hetime.