Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhënsi i Policisë në Pejë, Driton Rugova ku tha se krytari i Pejës është sulmuar nga dy persona ku edhe ka pësuar lëndime trupore ‘’Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar…
Lajme
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhënsi i Policisë në Pejë, Driton Rugova ku tha se krytari i Pejës është sulmuar nga dy persona ku edhe ka pësuar lëndime trupore
‘’Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore’’, tha Rugova
Rugova shtoi se personat tashmë janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.
‘’Të dyshuarit janë arrestuar dhe urdher të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore’’- shtoi ai./Lajmi.net/