Sulmohet fizikisht Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli është sulmuar fizikisht.

Sport

06/10/2018 21:38

Trajneri i Llapit është sulmuar nga disa persona të dyshuar në ora 20:30, raporton “lajmi.net”

Lajmin për sulmin ndaj Sokolit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën Hajdar Dushi në Prishtinë  një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar.  Personi i sulmuar B.S. është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po merret me rastin”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti. /Lajmi.net/