Sulmohet eskorta e reperit Azet, flet menaxheri i tij

Të shtunën mbrëma reperi Azet ka mbajtur një koncert në Vjenë.

Bota

23/05/2022 08:36

Pas mbarimit të koncertit është sulmuar eskorta e reperit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga menaxheri Jetmir Agaj.

Agaj tha se ndaj sulmit janë përgjigjur edhe ekipi i sigurimit.

“Jemi penguar kur kemi dal nga koncerti me makina. Dhe siç i keni parë në video janë përgjigjur edhe nga ana jonë. Por, nuk kemi pasur kontakte fizike”, tha Agaj.

Është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Nuk dihet akoma arsyeja e këtij incidenti.