Sulmohet ambasada ruse në Kiev, përmbysen veturat diplomatike (Foto)

Rreth 200 protestues ukrainas kanë protestuar sot para ambasadës ruse në Kiev, ku kanë përmbysur disa vetura diplomatike, kanë bllokuar hyrjen me goma dhe kanë hedhur vezë të mbushura me ngjyrë në ndërtesën e ambasadës. 

Bota

14/06/2014 20:58

Protesta u zhvillua në shenjë reagimi kundër përfshirjes së qeverisë ruse në krizën ukrainase. 

Protestuesit kanë hequr gurët e trotuarit dhe i kanë hedhur në dritaret e ambasadës. 

Misioni diplomatik rus në Ukrainë akuzon policinë se nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për të penguar dhunën ndaj ambasadës dhe veturave diplomatike. (lajmi.net)