Sulmohen zyrtarët policorë në Kamenicë, dy prej tyre bëhen për spital

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar u raportua dje në Roganë të Kamenicës. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, e më pas kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast. Si pasojë e këtij sulmi dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime…

Lajme

19/01/2026 09:02

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar u raportua dje në Roganë të Kamenicës.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, e më pas kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast.

Si pasojë e këtij sulmi dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/