Qeni sulmon tre nxënës në një shkollë në Suharekë, intervenon policia dhe “neutralizon” kafshën
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga sulmi i qenit ka njoftuar Policia rajonale e Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Vesel Gashi. Gashi ka thënë një nxënëse ka pësuar lëndime më serioze në kokë, derisa lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar pronari i…
Lajme
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga sulmi i qenit ka njoftuar Policia rajonale e Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Vesel Gashi.
Gashi ka thënë një nxënëse ka pësuar lëndime më serioze në kokë, derisa lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar pronari i qenit.
“Patrullat policore i janë përgjigjur rastit me urgjencë ku kanë arritur në shkollë kanë vrenjtur një qen brenda shkollës i cili kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët, mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, Policia ka ndihmuar nxënësit të dërgohen në urgjencë për mjekim si dhe ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në lidhje me rastin në fjalë, duke njoftuar prokurorin kompetent, Hetimet Rajonale në Prizren, IPK-në si dhe është identifikuar pronari i qenit dhe është arrestuar.
“Tre nxënës kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit, me ç’rast një nxënëse ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij hetimet rajonale bashkë me njësitë tjera janë duke e hetuar rastin./Lajmi.net/