Sulmohen me armë në shtëpinë e tyre një burrë dhe një grua në Prishtinë

Persona të panjohur mbrëmë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Prishtinë.

Lajme

13/09/2020 10:49

Nuk raportohet për të lënduar. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimave, një mashkull dhe një femër kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Lajmi.net/