Sulmohen fizikisht dy burra nga gratë e tyre në Fushë Kosovë

Dy raste të dhunës ndaj burrave raportohen nga policia në Fushë Kosovë. Në rastin e parë burri ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish gruan e tij e  dyshuara femër kosovare e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. Në rastin e dytë, është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare,…

Lajme

20/04/2024 10:20

Dy raste të dhunës ndaj burrave raportohen nga policia në Fushë Kosovë.

Në rastin e parë burri ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish gruan e tij e  dyshuara femër kosovare e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht.

Në rastin e dytë, është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar.

“Fushë Kosovë  19.04.2024-04:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish gruan e tij e  dyshuara femër kosovare e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Fushë Kosovë  19.04.2024-13:40. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.” /Lajmi.net/