Sulmohen disa punëtorë të KEDS-it në Zveçan derisa po punonin, i dyshuari u lirua pas intervistimit
Disa punëtorë të KEDS-it derisa po montonin disa njehsorë në Lipë të Zveçanit, janë kanosur nga një person. I dyshuari është shoqëruar në Polici por pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net. “Lipë, Zveçan / 15.01.2025 – 14:20. Dyshohet se punëtorë të KEDS-it derisa kanë qenë duke montuar disa njehsorë janë kanosur…
Lajme
Disa punëtorë të KEDS-it derisa po montonin disa njehsorë në Lipë të Zveçanit, janë kanosur nga një person.
I dyshuari është shoqëruar në Polici por pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net.
“Lipë, Zveçan / 15.01.2025 – 14:20. Dyshohet se punëtorë të KEDS-it derisa kanë qenë duke montuar disa njehsorë janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/