Sulmi seksual në Gjilan, Prokuroria thotë se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë

Lidhur me sulmin seksual që po dyshohet se ndodhi në Gjilan ndaj një femre, dy persona janë ndaluar për 48-orë. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila bëri të ditur se ndaj të pandehurve është kërkuar edhe masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan. “Ju njoftojmë se për këtë rast…

Lajme

31/12/2024 09:14

Lidhur me sulmin seksual që po dyshohet se ndodhi në Gjilan ndaj një femre, dy persona janë ndaluar për 48-orë.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila bëri të ditur se ndaj të pandehurve është kërkuar edhe masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Sulmi seksual’’ dhe ‘’Manipulimi me prova’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tyre ka kërkuar masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq dje në raportin 24-orësh të policisë, u bë e ditur se njëri nga të arrestuarit është burri i viktimës. Aty thuhet se ai ka rënë në pranga pasi ishte në dijeni për rastin. /Lajmi.net/